Detaje të reja nga aksidenti në Elbasan, kush është 41-vjeçari që humbi jetën (EMRI)

150
Sigal

Dalin detaje të reja nga aksidenti fatal i ndodhur mbrëmjen e së premtes në aksin Elbasan-Metalurgji.

Burimet mediatike bëjnë me dije se shoferi 27 vjeçar në një moment ka humbur kontrollin e automjetit tip “Benz” dhe ka përplasur për vdekje këmbësorin Genci Fero (41 vjeç)

Rreth orës 18:50, në aksin rrugor Elbasan-Metalurgjik, shtetasi K. R., 27 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Benz”,ka aksidentuar shtetasin G. F., 41 vjeç, banues në Elbasan, këmbësor. Si pasojë shtetasi G. F., ka ndërruar jetë, gjatë transportimit me ambulancë për në spital. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit