Detaje për gjendjen e pacientëve të shtruar te Infektivi dhe Sanatoriumi, sa janë të intubuar

315
Sigal

Duke përsëritur apelit për të qëndruar brenda dhe për të zbatuar me rigorozitet rregullat e izolimit, Ministria e Shëndetësisë ka dhënë sot detaje lidhur me gjendjen e pacienteve të shtruar me koronavirus në vend.

Shefja e departamentit të sëmundjeve infektive dhe epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino theksoi sot se në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 74 pacientë.

“Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 67 të shtruar.

5 prej tyre janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 7 pacientë të shtruar gjithsej. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 3 pacientë janë të intubuar”- tha ajo.

Ministria e Shëndetësisë Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.