U infektua nga kolegu, kush është polici që u konstatua pozitiv me koronavirus në Korçë

357
Sigal

ISHP ka konfirmuar një rast të ri sot me koronavirus në Korçë duke e çuar në 17 numrin total të të infektuarve në këtë qytet që prej fillimit të Pandemisë.

I infektuari është shefi i Personelit të Policisë Kufitare në Korçë, tamponi i të cilit rezultoi pozitiv.

Ky i fundit ka patur kontakt me një tjetër polic, i cili ka qenë i infektuar më parë.
Raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit:

4 raste Tiranë
1 rast Elbasan
1 rast Korçë

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tiranë 181 raste
– Durrës 38 raste
– Lushnje 5 raste
– Elbasan 11 raste
– Fier 26 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 44 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 4 raste
– Mirditë 3 raste.