Detaje nga ngjarja tragjike në Tiranë, rrezikuan të mbyteshin edhe dy fëmijë të tjerë, u shpëtuan nga banorët e zonës

154
Sigal

Të tjera detaje dalin në dritë nga ngjarja tragjike e ndodhur këtë mbrëmje në liqenin e Prushit, në Tiranë, ku u mbytën dy vëllezër të moshave 15 dhe 6 vjeç.

Në liqen kanë rrezikuar të mbyteshin edhe dy fëmijë të tjerë, por kanë qenë banorët e zonës ata që kanë shkuar menjëherë, duke i shpëtuar.

Fëmijët kapeshin pas një litari në pemë dhe zhyteshin në liqen, ku dy janë shpëtuar nga banorët, ndërsa dy vëllezërit kanë humbur tragjikisht jetën.