DETAJE/ Kush janë të arrestuarit për të shtënat në Shkodër, konflikti për prishje pazaresh droge, u plagos kalimtarja

481
Sigal

Janë zbuluar edhe emrat e personave të arrestuar në Shkodër si dhe rrjedha e ngjarjes.

Arjan Rexha 31 vjeç, nga Durrësi, Riad Xheladini 22 vjeç nga Maqedonia si dhe Ension Buraku 28 vjeç nga Durrësi janë tre të arrestuarit për ngjarjen e mbrëmshme.

Pikërisht është shtënë në drejtim të automjetit tip BMW me targa gjermane që i përket Mesad Metës. Ky person është konfliktuar me persona të tjerë kohë më parë për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Një atentat i ngjashëm ka ndodhur Mersad Metës edhe në Gjermani.

Por kësaj radhe Mersad Meta i është kundërpërgjigjur po me armë tre të arrestuarve për ngjarjen.

Por bilanci i ngjarjes në pedonalen e qytetit verilindor ishte një e plagosur aksidentalisht në këmbë e cila rezultoi të ishte një kalimtare 35- vjeçare me emrin Liljana Jeremia si dhe plumbat mbi automjetin me targa gjermane.