Dëshmia rrëqethëse/ Minoreni shqiptar ‘përdhunon’ djalin e familjes angleze që e adoptoi

499
“The Sun” ka publikuar sot një histori të pazakontë, personazh i së cilës është bërë një 11 vjeçar shqiptar, që kishte shkuar si azilkërkues në Britaninë e Madhe dhe ishte adoptuar nga një familje atje.
Mësohet se shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka përdhunuar djalin e familjes që e adoptoi kur ishte 4-vjeç. Gjithçka u zbulua kur i mituri i tregoi gjyshes së tij se në dhomën e përbashkët që ndanin gjatë pushimeve, 11-vjeçari i kishte bërë disa gjëra të dhimbshme.
Ndërsa në rrëfimin para policisë, i mituri që tani është 7-vjeç ka thënë: “Ai më bëri disa gjëra të këqija, më lëndoi, e bënte çdo ditë”.
Sigal