“Deshi të më kapte me zor te varrezat”, babai ngacmon seksualisht vajzën e mitur

761
Sigal

Një histori dhune dhe abuzimi tregohet në 109 fletët e fashikujve hetimore në ngarkim të një 40-vjeçari me banim në Kurbin.

Ky i fundit ndodhet pas hekurave pasi ndaj tij është vendosur masa e sigurisë së arrestit me burg.

Prokuroria e Kurbinit depozitoi dosjen në Gjykatë, duke kërkuar dërgimin e çështjes në gjyq themeli, për akuzat “dhuna në familje” dhe “ngacmimi seksual”. Gjykata, me një vendim marrë së fundmi, ka argumentuar se i pandehuri i ka kryer verat penale për të cilat akuzohet dhe pranoi kërkesën e prokurorisë për të dërguar çështjen në gjykim themeli.

Në seancë, mbrojtësi i të pandehurit, për llogari të këtij të fundit, paraqiti kërkesë për gjykim të shkurtuar. Kërkesa u administrua nga gjykata, duke u përfshirë në fashikullin e gjykimit. Gjyqtari i seancës paraprake nuk u shpreh mbi kërkesën, duke argumentuar se është kompetencë funksionale e gjykatës që do të gjykojë themelin e çështjes penale.

Në dosjen hetimore në ngarkim të 40-vjeçarit, zbulohet se ndalimi i tij erdhi pas një denoncimi në polici nga e ëma, e cila e akuzonte për dhunë.

Dëshmitë e familjarëve të të pandehurit zbuluan se 40-vjeçari kishte ngacmuar seksualisht vajzën e tij.

Nga ana e tij, 40-vjeçari ka mbajtur qëndrim mohues, si për dhunën e ushtruar ndaj nenës së tij ashtu dhe për ngacmimin seksual ndaj vajzës së tij të mitur.

Kallëzimi

Sipas dosjes hetimore: Më datë 3 Maj 2019, rreth orës 20:00, në Komisariatin e Policisë Kurbin, është paraqitur e ëma e të pandehurit, e cila ka bërë kallëzim penal për dhunën e ushtruar ndaj saj, nga i biri. Ajo jeton se bashku me djalin e saj, me gruan e tij dhe me tre fëmijët e 40-vjeçarit. Djali ka vite që ka ushtruar dhune fizike e psikologjike ndaj saj, ndaj bashkëshortes, si dhe ndaj fëmijëve të tij. Në vitin 2015, e ëma ka bërë kallëzim penal dhe 40-vjeçari është arrestuar në flagrance dhe është dënuar me 4 muaj burg.

Sipas saj, i biri përdor pije alkoolike dhe lëndë narkotike. Para rreth dy javëve, djali i saj e ka rrahur me grushte dhe e ka përplasur në dysheme. Si pasojë e dhunës, asaj i janë thyer disa dhëmbë. Të pranishëm kanë qenë bashkëshortja e djalit, vajza e mitur 15-vjeçare, si dhe dy djemtë e mitur, njeri 11-vjeçar, tjetri 8-vjeçar. Gruaja ka deklaruar se, nuk e ka kallëzuar të birin, pasi ka menduar se do të ndryshonte për mirë në të ardhmen.

Më date 3 Maj, rreth orës 14:00, ka qenë në shtëpi. Në atë moment ka ardhur djali i saj në gjendje të dehur. Ai e ka pështyrë në fytyre dhe i ka thënë: “kam me të vra. Kam armë dhe do të të zhduk”.

Në këto momente nuk ka qenë në shtëpi bashkëshortja e djalit. Është pyetur kjo e fundit, e cila në tërësinë e deklarimeve të dhëna, sqaron të njëjtat fakte si vjehrra e saj për ngjarjen e para dy javëve, ku gruas së moshuar i janë thyer dhembet. Sa i përket ngjarjes së datës 3 Maj, bashkëshortja e të pandehurit ka deklaruar se, nuk ka qenë e pranishme kur bashkëshorti i saj ka ushtruar dhunë ndaj së ëmës.

Abuzimi me vajzën

Është pyetur vajza e 40-vjeçarit, 15-vjeçe. Në tërësi të deklarimeve, ajo ka treguar të njëjtat fakte si gjyshja e saj. Gjatë deklarimit, në prani të nenës së saj dhe psikologes, është shprehur se, pas ngjarjes, babai i saj i ka kërkuar që të shkonte me të për të dërguar protezën e dhëmbëve të gjyshes, te një dentist, për ta rregulluar.

Pasi kanë lënë dhembet për rregullim, babai i saj i ka kërkuar ta shoqëronte për te varrezat e qytetit, te varri i gjyshit, me pretendimin se kishte kohë pa vajtur. Rreth orës 15:00 (ose 16:00), kanë shkuar te varrezat, në dalje te Mamurrasit. Janë ulur te varri.

Në këto momente, babai i saj e ka kapur nga dora e majtë. Dorën tjetër, i ati, të cilën ia kishte vendosur në shpine duke e fërkuar, e ka futur poshtë bluzës së vajzës, nga shpina dhe i ka zbërthyer sytjenat. Ajo i ka thëne babait të saj, se “çfarë po bënte”. Ai i ka thënë që të mos fliste. Duke qene se aty afër po kalonte një person, babai i ka thënë të fshihej mbas varrit. Duke shfrytëzuar rastin, ajo është larguar me vrap, në drejtim të banesës së dajës së saj. Aty i kanë hapur derën gjyshja e saj dhe bashkëshortja e dajës.

Gjatë bisedës që ka pasur me bashkëshorten e dajës dhe me nenën e saj, ka treguar të gjithë ngjarjen. Nga ajo ditë, ajo bashke me nenën dhe dy vëllezërit, nuk kanë shkuar më te shtëpia e tyre, por kanë qëndruar në shtëpinë e dajës.

Është pyetur e ëma e vajzës. Ajo ka treguar se, në lidhje me ngjarjen është vene në dijeni nga vajza e saj. Para se të bisedonte me vajzën, bashkëshortja e vëllait të saj i ka treguar se e vogla kishte ardhur shumë e tronditur në shtëpi. Madje, bashkëshortja e vëllait i kishte mbërthyer sytjenat, të cilat i kishte të zbërthyera kur kishte hyrë në shtëpi.

Është pyetur shtetasja në fjalë, e cila, ndër të tjera, ka shpjeguar se, kur 15-vjeçarja ka shkuar në shtëpinë e saj, ishte shumë e tronditur. Pasi e ka qetësuar, e ka pyetur se çfarë kishte ndodhur. Vajza i kishte thëne se, babai i saj: “deshi të më kapte me zor te varrezat”. Ai i ishte afruar. E kishte puthur në faqe dhe i kishte zbërthyer stenat, duke i thënë: “sa shkon me të tjerë, më mire me mua”.

Është pyetur daja i viktimës së mitur, i cili ka shpjeguar se, për këto fakte është vënë në dijeni nga bashkëshortja e tij. Motra e tij, që nga dita kur ka ndodhur kjo ngjarje, ka qëndruar te banesa e tij, bashkë me fëmijët.