Deputeti  Xhelal Mziu: Partia Demokratike, dega Dibër 35 vjet qëndresë dhe përkushtim ndaj lirisë e demokracisë

Festojmë 35 vite qëndrese, sakrifice dhe përkushtimi ndaj lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor.Falënderim i përzemërt për çdo demokrat të Dibrës që, në këto 35 vite, nuk u dorëzua, nuk u përkul dhe nuk e tradhtoi kurrë idealin e së djathtës Partia Demokratike i dha Shqipërisë arritjet më të mëdha historike:Anëtarësimin në NATO, garantin e sigurisë kombëtare. Liberalizimin e vizave, lirinë e lëvizjes për shqiptarët. Dyfishimin e pagave dhe pensioneve. Investime madhore në infrastrukturën publike, rrugë, shkolla e shërbime për qytetarët.Në kontrast të plotë, sot përballemi me qeverisjen e Rilindjes, që ka sjellë varfëri, shpopullim masiv, korrupsion dhe braktisje të Dibrës dhe mbarë Shqipërisë. Ne kemi qenë dhe do të mbetemi zëri i qytetarëve, duke denoncuar çdo padrejtësi pa frikë dhe pa kompromis . Sot, Partia Demokratike është më e bashkuar dhe më e vendosur se kurrë.Protesta e 24 janarit ishte dëshmi e qartë e fuqisë së qytetarëve dhe e rikthimit të shpresës. Ishte paralajmërimi i ndryshimit dhe hapi i sigurt drejt triumfit të Partisë Demokratike .35 vite histori, drejt fitores së radhës!Zoti e bekoftë Dibrën dhe Shqipërinë!

NOA