Dëmet nga tërmeti? Mbyllet Muzeu Kombëtar pa paralajmërim

510
Sigal

Gazetarët që kanë shkuar të ndjekin promovimin e një libri për dokumente italiane mbi Shqipërinë e kanë gjetur Muzeun Kombëtar të mbyllur sot.

Burimet thonë se muzeu u mbyll për shkak të dëmeve të mëdha që ka pësuar nga tërmeti i 21 shtatorit thelluar së tepërmi nga ai i 26 nëntorit.

Aktiviteti i Promovimit është transferuar nga Muzeu kombëtar te Libri Akademik në Akademinë e Shkencave.

Ndërkohë javën e shkuar në Muzeun Historik paçka gjendjes së tij janë çelur dy ekspozita dhe është mbajtur një konferencë për Petro Markon. Ende nuk ka reagim zyrtar nga Ministria e Kulturës apo drejtoria e muzeut.

Vetë ministrja Elva Margariti njoftonte për aktivitetin e sotëm në muze.