Del raporti mjekësor/ “U konstatua djegie në pjesën anësore të ballit”, zbulohet si vdiq 21-vjeçari që vrau efektivin e policisë

221
Sigal

Mjekësia ligjore ka nxjerrë raportin për vdekjen e 21-vjeçarit Aldi Rama, i cili rreth një javë më parë vrau me armë zjarri nënkomisarin Saimir Hoxha dhe pasi u rrethua nga policia, dyshohet se qëllohet ndaj vetes.

Në raport thuhet se Rama ka marrë një plumb i cili ka hyrë në pjesë anësore të ballit dhe ka dalë prej tij duke shpuar tejpërtej kokën e 21-vjeçarit. Ndërkohë në këtë pjesë janë konstatuar edhe djegie.

Tashmë ky raport pritet t’i dërgohet prokurorisë për të përcaktuar shkakun që ka sjellë vdekjen e 21-vjeçarit. Burime për ABC bëjnë me dije se këto elementë tregojnë për një vetëvrasje të mundshme të të riut, megjithatë fjalën e fundit pritet ta thotë organi i akuzës.
Ngjarja e dy javëve më parë ndodhi në Kune Vain, ku Rama i cili ndodhej në makinë bashkë me dy shokët e tij u ndaluan nga tre efektivë të cilët po ktheheshin nga operacioni për asgjësimin e lëndës narkotike.

Në momentin e ndalimit, ai u gjend përballë nënkomisarit Saimir Hoxha, të cilin pasi refuzoi t’i jepte një mjet identifikimi, e qëlloi me dy plumba njëri prej të cilëve e kapi në zemër duke i shkaktuar vdekjen. Më pas Rama u fsheh për disa orë në zonë, ku dyshohet se qëlloi ndaj vetes. Ai u dërgua në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë, dhe ndërroi jetë mëngjesin e nesërm.