Degjenerimi i drejtësisë: 107 seanca gjyqësore për pronën e trashëguar

1213
Në redaksinë e gazetës “Telegraf” kanë mbërritur një sërë dokumentash që hedhin dritë për një sagë gjyqësore të zhvilluar për pronën midis paditësve: Rrajmond, Marion dhe Edward Toptanit kundër pesë të tjerëve pretendues të pronës dhe konkretisht: Zija Vrioni, Ilona Biçaku, Kujtim Sokoli, Ridvan Sokoli dhe Lenka Blido (Çaushi). Të paditur gjithashtu kanë qenë edhe 34 subjekte të tjera: Bashkia e Tiranës, Lejla Toptani, Fuat Toptani, Besnik Xhanina dhe Rid Gavazi, Nadia Dollaku, Nirvana Lekaj, Meleq dhe Aida Frashëri, Vangjel dhe Aleksandra Evangjelino, Etleva Marku, Rea dhe Suela Toptani, Servete Tirana, Hedije Hoxha, Arshi Altin, Grabon dhe Saimir Vrioni, Fiqirete, Hajri dhe Hysref Frashëri, Rozafa Çabej, Sulejman Shkodra, Valbona Mardodaj, Nargiz Lungu, 29) Tarik dhe Vildan Shkreli, Abdelikin Toptani, Kbiro Beu Muhamet, Sadije dhe Emine Toptani. Rreth kësaj prone në 9 mars 2015 është zhvilluar seanca gjyqësore nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me trup gjykues të përbërë nga Manjola BEJLERI (Kryetare) dhe anëtarë Flamur KAPLLANI e Asim VOKSHI.

 Pikërisht gjatë kësaj seance, ku kryetarja ka dalë kundër dhe dy anëtarët e tjerë kanë votuar pro, trupi gjykues ka vendosur: 1.Rrëzimin e padisë. 2. Pranimin e kundërpadive si vijon: a. Konstatimin e pavlefshëm të vendimit nr.173, datë: 20.12.1993 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish Pronarëve Tiranë. b. Konstatimin e pavlefshëm të vendimit nr.827, datë: 08.04.1996 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ish Pronarëve Tiranë. 3. Dërgimin e këtij vendimi për regjistrim në ZVRPP Tiranë në mënyrë që të fshihen regjistrimet e bëra me vendimet e mësipërme të ish KKKP ish Pronarëve Tiranë. 4. Shpenzimet gjyqësore i ngarkohen palës paditëse-të kundërpaditur. 

Duke marrë shkas nga ky vendim, ata i kanë nisur një memorie prokurorit të çështjes Hysni Mulaj, ambasadorit amerikan Lu, Kryeministrit Rama, Presidentit Nishani, Kryeprokurorit Llalla, prokurorit të Tiranës Fusha dhe Ministrit të Drejtësisë, duke bërë kallëzim për ndjekje penale ndaj Zija Vrionit, Vildan Shkrelit dhe Ritvan Sokolit, për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”dhe “Përdorim të dokumenteve”. Kallëzimi është bërë në 04.05.2015 dhe nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje. Kallëzimi i tyre lidhet me 5 (pesë) dokumente dhe konkretisht: 1. Shkresë nr.2380/1 datë 21 Qershor 1992, e Komitetit Ekzekutiv, Rajoni nr. 1 Tiranë; 2. Dokumenti me nr. 2380 i datës 11.05.1992 në regjistrin hipotekor me nr. 1912; 3. Parregullsitë në dokumentin e Komitetit Ekzekutiv, Rajoni nr. 1 Tiranë që ka datën 12.05.1992 jo datën 21.06.1992; 4. Vërtetimi i pronësisë, 23 Qershor 1992, nënshkruar nga nëpunësja Ruko Sako; 5. Harta e nxjerrë nga Arkivi Qendror Teknik i Ndërtimit.
Sigal