Dëborë dhe reshje shiu/ Bllokohet rruga e Arbrit, fshatrat në Pogradec dhe Korçë pa drita

204
Sigal

Moti i keq ka përfshirë të gjithë territorin e Shqipërisë.

Në ditën e parë të Muajit Mars, territori është përfshirë nga shira, vranësira dhe temperatura të ulëta. Për pasojë, aksi i rrugës së Arbrit, bypass-Qafë Murrizë është bërë i pakalueshëm për mjetet.

Policia Rrugore ka i ‘u ka bërë apel drejtuesve të mjeteve që të ndjekin aksin e vjetër Klos-Burrel-Ulëz, deri në pastrimin e bypass.

Probleme ka edhe në qarkun e Korçës, për shkak të reshjeve të dëborës, temperaturat e ulëta dhe zona pa energji elektrike.

Prej tre ditësh energjia mungon në të gjithë bashkinë përfshirë këtu dhe bashkinë e Pustecit.

Sipas raportimeve po në këtë bashki ka dëmtime të shtyllave në Zagradec. Në bashkinë Maliq vijojnë të mbeten pa energji elektrike mbi dhjetë fshatra, Pojan Pendavije, Zvezde, Zemblak, Shengjergj, Burimas dhe shumë fshatra në njësinë Moglice dhe Lozhan.

SITUATA dhe punimet në akse:

-Kontraktoret kanë punuar ne akset rrugore, për Mirëmbajtje Dimërore, me pastrime dhe kriposje me material te përzierë kripe+granil.

-Në rrugën Korçe-Dardhe 3 Borëpastruese.

-Në rrugën Korçe-Erseke 3 Borëpastruese.

-Në rrugën Erseke -Leskovik 1 Borëpastruese.

-Në rrugën Korçe-Voskopoje 1 Borëpastruese.

-Qarkullimi i mjeteve ne akset rrugore nacionale dhe turistike si :Korçe-Erseke-Leskovik. Korçe-Dardhe. Korçe-Voskopoje kryhet pa probleme dimërore.

Sipas MeteoAlb, vijojnë masat ajrore të paqëndrueshme të sjellin në vendin tonë vranësira të shpeshta, të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta dhe të izoluara në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të kemi reshje të pakta dëbore.

Por herë pas here do të ketë dhe intervale me kthjellime të cilat më të dukshme do të jenë në orët e pasdites dhe mbrëmjes.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 9°C.

Era do të fryjë me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Lindor – Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.