Dëbora zbardh Llogaranë, trashësia shkon deri në 5 centimetra

99
Sigal

Reshje dëbore kanë rënë gjatë natës edhe në Llogara.

Mësohet se trashësia ka arritur deri në 5 centimentra, por deri më tani rruga është e kalueshme pasi është punuar me dy borëpastruese si edhe hedhur kripë dhe skorje.

Aktualisht segmenti rrugor në zonë kalohet pa probleme nga automjetet.