Dëbora e dendur bllokon Thethin, banorët apel institucioneve

294
Sigal

Reshjet e dendura të borës në zonë veri të vendit kanë bërë që zona e Thethit të bllokohet dhe të mos ketë mundësi kalimin në të vetmet rrugë që ka.

Banorët kanë bërë apel institucioneve dhe shteti që të vijnë të zhbllokojnë rrugën dhe njerëzit të lëvizin dhe të kryejnë punët e tyre të përditshme. Një banor i zonës shprehet se kjo zonë ngelet e izoluar nga reshjet e borës një problematike që vijon prej vitesh dhe nuk gjen zgjidhje.

“Ka 20 vite që nuk vjen kush të marrë masa për Thethin a thua ne nuk jemi njerëz dhe nuk ekzistojmë. Nuk di ç’të them, një zonë turistikë të jetë në këtë gjendje katastrofe për rrugën, një problematikë që vijon prej vitesh. Ne nuk po kërkojmë ndihma, por lironi rrugën, edhe pse ka familje plot pa bukë, pa energji dhe të bllokuar për shkak të rrugës dhe borës”, shprehet i indinjuar një banorë.