Dëbora bllokon disa fshatra në Korçë, banorët kërkojnë ndihmë: Po na mbarojnë rezervat

147
Sigal

Qarku i Korçës është përfshirë nga moti i keq. Gjatë natës ka pasur reshje dëbore të shoqëruara me erëra të forta dhe të ftohta, ndërsa termometri ka shënuar -6 gradë.

Qarkullimi i mjeteve në akset rrugore nacionale dhe turistike si : Korçë – Ersekë – Leskovik. Korçë – Dardhë. Korçë – Voskopojë, kryhet pa probleme. Në rrugën e Dardhës nga km 9- km 13 me goma dimërore për orët e paradites.

Aktualisht temperaturat mesatare është -4 grade. Sakaq, reshjet e borës në disa fshatra shkojnë edhe deri në 1.5 m. Mësohet se në Njësinë e Dardhës janë të bllokuara pesë fshatra: Prenisht, Osnat, Lekas, Niçe, Derdushë. Banorët kërkojnë ndihmë pasi po mbarojnë rezervat ushqimore.

Në Maliq ka probleme të energjisë elektrike në Gjinikas, Osoje, Moglice. Një pjesë e rrugës së Nikolicës është e bllokuar nga bora.