Damian Gjiknuri: Përkrahja e qeverisë, përmes politikave mbështetëse do ndihmojë bizneset për të krijuar vende pune

84
Sigal

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri, bashkë me kryetarin e bashkisë së Elbasanit, Gledian Llatja inspektuan  një sipërmarrje.

Gjiknuri shkruan: Në Elbasan ku bashkë me Gledin zhvilluam një vizitë në ambientet e sipërmarrjes “Granitis sh.p.k” që prej 20 vitesh ushtron aktivitetin e saj në Bradashesh dhe operon në tregun vendas e të huaj me prodhimin dhe tregtimin e materialeve të ndërtimit në Gjermani, Itali, Kosovë dhe Malin e Zi.

Përkrahja e qeverisë, përmes politikave mbështetëse, që industri të tilla prodhuese të ecin përpara është shumë e rëndësishme pasi gjenerojnë zhvillim të ekonomisë së vendit dhe krijojnë vende pune.

Numri dy i socialistëve theksoi se, qytetarët e Elbasanit dinë të bëjnë dallimin mes atyre që punojnë përditë dhe atyre që duan ta kthejnë qytetin në bunker politik.