Baba Mondi merr titullin “Qytetar Nderi” në Vlorë, jep mesazhe të forta për paqe: Mos u largoni nga vendi

115
Sigal

Kryegjyshi Botëror i bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj ka marrë sot titullin “Qytetar Nderi” i qarkut Vlorë. Në këtë ditë të veçantë për të Kryegjyshi Botëror përcolli mesazhe të forta paqeje për qytetarët. Ai gjithashtu iu drejtua me një thirrje të veçantë gjithë shqiptarëve duke thënë se nuk duhet të largohen nga vendi.

“Ndihem i privilegjuar sot mes jush në marrjen e titullit Qytetar Nderi i Qarkut të Vlorës, një titull me peshë e përgjegjësi për detyrat që na presin në të ardhmen. Kam një mesazh të shkurtër edhe për shqiptarët në këto ditë të vështira, që po kalojmë: të mos e lënë këtë vend të bekuar që të parët tanë dhanë edhe jetën e tyre për ta mbajtur gjallë këtë komb. Shqiptarët kudo kanë dhënë dhe do japin, por më shumë do japin për vendin tonë, për të cilin ne duhet të japim atë që ka merituar”,- tha ai. Që nga viti  1992 e në vazhdim Haxhi Baba Edmond Brahimaj ka marrë pjesë në  trajnime të organizatave prestigjioze ndërkombëtare, kurse doktrinore, simpoziume dhe veprimtari të ndryshme me karakter fetar, human dhe social, ku edhe ka referuar duke çuar aty zërin dhe eksperiencat e komuniteteve bektashiane të kudondodhura në botë. Kështu me 1996 referoi në Teheran  idhur me  olerancën bektashiane në trevat eBallkanit. Me 14 qershor2003, në Konferencën Ndërkombëtare “Fetë dhe Civilizimet në mijvjeçarin e ri” referon rreth sfidave të bektashizmit në të ardhmen.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në ambientet e Akademisë Evropiane të Shkencave pranë Universitetit të Këlnit në Gjermani, ku morën pjesë personalitete akademike dhe fetare.