Çudira shqiptare/ 30 vjeçari dibran bën 2 muaj burg i akuzuar për përdhunim, denoncuesja rezulton e virgjër

140
Sigal

Një 30-vjeçar nga Dibra është mbajtur mbi 2 muaj burg për akuzën e përdhunimit. Ai ishte denoncuar nga një vajzë dhe policia e kishte arrestuar, por pas dy mujsh hetime dhe pas ekspertizave mjeko-ligjore rezultoi se vajza ishte ende e virgjër. E reja e kishte njohur 30-vjeçarin në internet dhe kishte thënë se, pasi janë takuar e ka droguar me një shiringë dhe më pas e ka përdhunuar. Ndër të tjera, denoncuesja, ka thënë në polici se është kërcënuar përmes një letre ku shkruhej se “po tregove do të vras”.

Pas këtij qëndrimi, i riu me banim në Kamëz, por me origjinë nga Dibra rezulton të jetë arrestuar “për arsye të ngutshme” pasqyrohet në procesverbalet e policisë “si një mase që i dyshuari të mos arratisej”, raporton topchannel. Por, megjithë këmbënguljen e 30-vjeçarit se as që kishte komunikim me denoncuesen , gjykata e Tiranës u bind jo nga fjalët e tij por nga provat që mbërritën me vonesë ç’ka solli lirimin e tij.

Ekzaminimet e Institutit Shkencor konfirmuan se e reja ishte e padefloruar dhe ndaj qëndrimi i saj u gjet i pabazuar.