“S’e duroj dot gruan’, shqiptari në Itali kërkon të futet në qeli

68
Sigal

Është e pazakontë, por se ka ndodhur në Itali. Një shqiptar me banim në Guidonia Montecello që ishte me masën “aarrest shtëpie” ka thënë se dëshiron të kthehet në qeli me dëshirë.

Ai tha se e bën këtë gjë, sepse nuk e duron dot gruan e tij. Karabinierët kanë menduar se bëhet fjalë për shaka, kur i riu bëri këtë kërkesë të çuditshme në komisariat.

Shqiptari u shpreh se nuk dëshiron që të rrijë me gruan në banesë, por do të preferonte që të rrinte në qeli.

Policia ia plotësoi “dëshirën” dhe e dërgoi në burg.