Covid-19, 32 shqiptarë bllokohen në aeroportin e Shkupit

413
Sigal

32 shtetas nga Shqipëria dhe 22 nga Kosova janë bllokuar në aeroportin e Shkupit në Maqedoninë e Veriut pasi kthehshin nga Katari.

Të bllokuar në vendin aziatik, shqiptarët udhëtuan drejt Shkupit me aeroplan, por Shqipëria dhe Kosova kanë bllokuar kufijtë si masë parandaluese për përhapjen e koronavirusit.

Më pas Shqipëria dhe Kosova kanë gjetur zgjidhjen duke pranuar shtetasit e tyre të vijnë me autobusë drejt vendeve të tyre në mbikqyrje për shkak se personat mund të importojnë brenda territoreve koronavirusin.

Deri tani rastet në Shqipëri dhe Kosovë kanë ardhur prej Italisë.