“Çmimi i naftës më i lartë se në rajon”, Meta akuza Ramës: S’e ka fajin Putini për inceneratorët!

119
Sigal

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta, në një komunikim për mediat bëri me dije se iniciativat e depozituara në Kuvend, për ndryshime të ligjit nr.7 për energjinë e rinovueshme, i vijnë në ndihmë çdo familjeje shqiptare.

Gjithashtu Meta ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për rritjen e çmimeve në vend.

“Nuk na e ka fajin Putini për inceneratorët, as për rrugët e reja që 1 km është 6 herë më shtrenjtë se në Serbi, apo për PPP, këtë e ka fajin vetëm Edi Rama. Se çfarë është Putini këtë e di gjithë bota, është jo vetëm diktator, por ne e dimë shumë mirë që çmimet në Ukrainë janë më të lira se në Shqipëri, ashtu si çdo qytetar e di që çmimi i naftës në vend është më  i lartë se në Kosove, Serbi, Maqedoni, Mal të Zi. Iniciativat që kemi debozituar sot i vijnë në ndihmë çdo familjeje, biznesi të vogël, pa asnjë burokraci dhe të vetëshlyerjes. Krijojnë një potencial shumë të madh, ul humbjet në rrjet dhe pavarëson familjet shqiptare dhe biznese të vogla”, tha më tej Meta.