Çmenduri/ Regjistrohet temperatura ekstreme e 100 viteve të fundit, ja në cilin qytet

626
Ndërkohë që SHBA e disa pjesë të Europës bëjnë llogaritë me një të ftohtë arktik, në Sidnej të Australisë njerëzit janë përballur me temperaturat më të larta në 79 vite. Zhiva e termometrit atje ka shënuar 47.3 gradë celsius.
Më nxehtë është në Penrith, një zonë në perëndim të qytetit. Lojtarët e turneut ndërkombëtar të Sidnejt u detyruan nga organizatorët e eventit të lënë lojën pasi temperaturat kapërcyen 40 gradët. Kristina Mlladenoviç e Francës kërkoi ndjesë pasi u detyrua të tërhiqej në mes të ndeshjes me Ellen Perez të Australisë.
“43 gradë, por ndoshta 50 kur filloi, – ka shkruar ajo ne rrjetet sociale. – Më vjen keq për tifozët, mendoj se është hera e parë në karrierën time që unë u tërhoqa nga një ndeshje”. Gazetari Jamie Pandaram gjithashtu shkroi në Twitter se nxehtësia e madhe nuk i kishte lejuar fotografët që të bënin punën e tyre.
Zyrtarët u detyruan të nxirrnin paralajmërime nga zjarret, të cilat jepen zakonisht gjatë verës përvëluese të Australisë. Flakët kane shkatërruar tashmë disa prona në Shtetin e Victorias dhe në Australinë jugore. Shtatorin e 2017-tës, australianet u paralajmëruan për një sezon të rrezikshëm zjarresh pyjore pas një dimri të thatë.
Më shumë se 200 rekorde u thyen në të gjithë vendin mes dhjetorit 2016 dhe shkurt 2017, me disa vale të njëpasnjëshme të nxehti ekstrem, zjarresh dhe përmbytjesh gjate sezonit veror. Ekspertet thonë se temperaturat e tokës dhe të detit janë prekur nga ndryshimet klimatike, duke çuar në kushte më ekstreme të motit.
Sigal