Çlirimi i Tiranës, Braimllari: Mirënjohje për të rinjtë e të rejat që ranë në këtë betejë

288
Sigal

Ish-deputeti i LSI, Endrit Braimllari, ka kujtuar luftën e Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë për çlirimin e Tiranës që sot shënon dhe 76-vjetorin e saj.

Përmes një postimi në Facebook, ai shpreh mirënjohjen e tij për të gjithë ata persona që kanë dhënë jetën e tyre për liri.

Postimi i plotë:

“Në mëngjesin e 17 nëntorit të vitit 1944, pas 19 ditë e net luftë të ashpër e të pandërprerë, kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, u çlirua.
Operacioni mësymës për çlirimin e Tiranës u përgatit dhe u zhvillua në kuadrin e mësymjes së përgjithshme të UNÇSH-së për çlirimin e plotë të Shqipërisë. Ai ishte vijimi dhe kulmi i mësymjes së përgjithshme”

Nderim dhe mirënjohje për të gjithë të rinjtë dhe të rejat, gratë dhe burrat që luftuan dhe ranë në betejë për çlirimin e Tiranës.
Lavdi Luftës Antifashiste-Nacional-Çlirimtare.
Lavdi Dëshmorëve të Atdheut.