Cilët shefa në Tiranë, “ëmbëlsoi” bllokimi dhe zhbllokimi i çokollatave brenda 1 ore?

504
Gazeta “Telegraf”, po vijon investigimin e skandalit të bllokimit dhe zhbllokimit brenda 4 orësh në datën 25 shkurt 2016, të çokollatave të markave “Mars”, “Snickers”, “Milky Way Minis” dhe “Miniatures”, të cilat gjiganti amerikan që i prodhon, i deklaroi si produkt me rrezik për shëndetin dhe jetën e konsumatorit për shkak të përmbajtjes element plastmasi në përërjen e tyre, duke kërkuar prej gjithë distributorëve të saj kontraktues, të tërhiqnin nga tregu dhe të bllokonin këto lloje çokollatash të llojit “Mars”, “Snickers”, “Milky Way Minis” dhe “Miniatures”, që kanë me datë skandence nga 19. 06.2016, deri më 08.01.2017. duke qene se Shqipëria importon këto lloje çokallatash, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, hodhi fillimisht “urgjent” në veprim AKU e Tiranës e cila ka në territorin e saj të kontrollit e menaxhimit të riskut ushqimor distributorin qendror të këtyre çokollatave “Interbrands”, që i shpërndan ato në gjithë tregun shqiptar. 

Urdhri i nxjerr në orën 9 të mëngjesit nga kupola e AKU, u hodh për zbatim në terren. Po çfarë ndodhi? Pa shkuar vakti i drekës, në orën 12.00, po prej AKU doli një urdhër tjetër për zhbllokimin e këtyre çokollatave, shoqëruar me sqarimin se “në magazinat e distributorit qendror e të vetëm monopol “Interbrands” në Tiranë, nuk u gjenden çokollata të këtij lloji e të asaj origjine prodhimi dhe tregu importi, që gjiganti amerikan njoftoi se janë me rrezik për jetën dhe shëndetin. Sipas informacionit të AKU të lëshuar “para buke” në drekë, u tha se të tilla çokollata me rrezik nuk kishte as në treg! Nuk e dimë nëse ka pasur apo jo çokollata të rrezikshme të markave “Mars”, “Snickers”, “Milky Way Minis” dhe “Miniatures” me rrezik, por dimë që të tilla tregu shqiptar ka me shumicë dhe AKu u ka bërë thirrje konsumatorëve: “Hani se janë të sigurta”! e këtë thirrje ua ka shoqëruar me një informacion që përsëri u ofron siguri lidhur me çokollatat, duke deklaruar se tregu shqiptar në çdo cep të tij nuk ka çokollata të tilla. Të jetë e vërtetë që vetëm ka tregu shqiptar nuk ka çokollata të tilla? Thua të ejtë kaq i fortë kontrolli në pikat e kalimit doganor e kufitar sa të mos futet asnjë copë cokollat e tillë, kur dihet që futen autokolona me ushqime, lëndë të para ushqimore, mishra, sallamra e deri tufa me bagëti të sëmura?! A mund të përfundoj kontrolli i gjithë tregut në shkallë vendi për 3-4 orë? 

Nëse kontrolli është bërë në qaqe siç deklaron AKU, a është kontrolluar tregu në qytete e zonat rurale, ku natyrisht konsumohen këto çokollata? a mjafton të deklarosh ato që shikon vetëm në librin e gjurmueshmërisë së origjinës së mallit që ka distributori monopol në Tiranë? Po në rrethe si konfirmohet saktësia e gjurmueshmërisë, se dimë që etiketa e ambalazhe prodhohen edhe në një kompjuter e printer në shtëpi e bodrume! Sipas të dhënave që kanë mbrritur në redaksinë e gazetës “Telegraf”, flitet se skandali me çokollatat u hap me një copë “letër-urdhër”, u mbyll me një “defter-urdhër” tjetër, u “ambalazhua” me një procesverbal kontrolli disa sekondash në distributorin monopol në Tiranë nga i cili u deklarua se “rreziku nuk ekziston” dhe më pas si të ishte një lojë tullumbacesh, AKU e mbylli skandalin, sikur të mos ekzistonte, duke publikuar një informacion për “kontroll dhe siguri” të çokollatave në Shqipëri! Fundja, kur dhe ku u bënë analizat e këtyre çokollatave që nuk bëhen dot në Shqipëri dhe që të bëhen në vendet e BE, kërkohen minimlaisht 30 ditë kohë e procedura? Ndaj pyetja që bëhet e që po investigohet është kjo: Cilët zyrtarë në Tiranë, “ëmbëlsoi” bllokimi dhe zhbllokimi i këtyre i çokollatave brenda 1 ore? 
Sigal