Goditet banda shqiptare e kokainës, mes tyre edhe një femë

415
Një operacion antidrogë koduar “Elio” ka shkatërruar një bandë trafikantësh shqiptare, mes të cilëve edhe një femër. Mediat italiane raportojnë sot se policia pas hetimeve ekzekutoi 6 urdhër arreste për shqiptarët, mes tyre edhe një femër, por emrat ende nuk janë publikuar. Ndërkohë për 4 të tjerë u la hetim në gjendje të lirë. Nga 10 shqiptarët, 4 janë vëllezër dhe gruaja e arrestuar është bashkëshortja e njërit prej tyre.Vlera e kokainës së sekuestruar sipas tregut llogaritet në gjysmë milionë euro. Shqiptarët shpërndanin kokainën teksa ishin në shoqërinë e fëmijëve të vegjel, 2 e tre vjeçarë, për të mos rënë në sy e si manovër për të mbajtur larg policinë. Sipas policisë italiane, ata kanë të tjerë shqiptarë bashkëpunëtorë për të cilën po vijojnë hetimet.
Sigal