Çfarë po ndodh në Elbasan? Policia dhe forcat speciale “blindojnë” qytetin

139
Sigal

Me dhjetëra forca policie përfshirë dhe ato speciale kanë zbarkuar mbrëmjen e së dielës në Elbasan, ku po ushtrojnë kontrolle të shumta në mjetet që kalojnë në rrugë.

Siç shihet edhe nga pamjet, në terren nuk mungojnë edhe blindat.

Çfarë po ndodh në Elbasan? Policia dhe forcat speciale

Çfarë po ndodh në Elbasan? Policia dhe forcat speciale

Shtimi i kontrolleve në Elbasan por edhe prania e forcave speciale, vjen disa ditë pas ngjarjes së bujtshme ku pati të shtëna në Papër ku mbeti i plagosur edhe i shumëkërkuari Nuredin Dumani, i cili u arrestua pak orë më pas në një apartament në Fier.

Elbasani prej vitesh tashmë e ka humbur qetësinë, pasi përplasjet e shumta mes bandave kriminale që operojnë në këtë qytet ka sjellë frikë dhe pasiguri tek qytetarët.