Çfarë po ndodh në Dibër? Policia dhe FNSH pika kontrolli në të gjithë qarkun

492
Policia e Dibrës në bashkëpunim më FNSH nga Tirana kanë ndërmarrë një aksion në gjithë qarkun duke ngritur pika kontrolli për rritjen e parametrave të sigurisë. Sipas njoftimit të policisë ka pasur kontrolle në akset rrugore, në banesa dhe në ambiente lokalesh për kapjen e personave në kërkim. Policia ka sekuestruar 100 copë kapsolla shpërthyese si dhe një sasi lënde narkotike. Në pranga janë vendosur 2 persona.
Njoftimi i policisë: 
Policia Vendore në bashkëpunim me FNSH Tiranë , pika kontrolli në të gjithë qarkun për rritjen e parametrave të sigurisë.
Pika kontrolli në akset rrugore e kontrolle banesash , ambjentesh e lokalesh për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë dhe mbajnë armë zjarri me vete apo në banesa, për goditjen e trafikut të lëndëve narkotike , si dhe për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Goditen dy raste të paligjshmërisë gjatë kontrollit të automjeteve dhe personave në pikat e kontrollit në aksin rrugor Peshkopi-Bulqizë.
Një rast për “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e “Mosbindje ndaj urdhërit të Punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe një rast për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municoneve”.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Sekuestrohen 100 copë kapsolla shpërthyese, si dhe 30 gramë lëndë narkotike Cannabis Sativa, që do tregtohej në doza të vogla.
Gjatë ditës së sotme, nga shërbimet e strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë së Dibrës në bashkëpunim me FNSH-Tiranë, në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, në pikën e kontrollit në vendin e quajtur “Ura e Topojanit”, njësia administrative Maqellarë, Bashkia Peshkopi, në rrugën nacionale-Shupenzë-Peshkopi, u godit një rast i mbajties pa leje i armëve shpërthyese dhe konkretisht:
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin ‘Landrover’, që drejtohej nga shtetasi Fatjon T, poshtë sediles së shoferit është gjetur e sekuestruar një kuti kartoni me ngjyrë të verdhë, brenda së cilës ndodheshin 100(njëqind) copë kapsolle alumini shpërthyese.
Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/1 të Kodit Penal, i shtetasit:
Fatjon T, 38 vjeç, lindur dhe banues ne Dushaj, njësia administrative Fushë-Bulqizë, Bashkia Bulqizë.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër, në ngarkim të shtetasit Fatjon Truka, për veprën penale “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.
Po gjatë ditës së sotme, gjatë kontrollit në një tjetër pikë kontrolli të ngritur nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër në bashkëpunim me FNSH Tiranë , në vendin e quajtur “Kuben”, në aksin rrugor Peshkopi -Njësia Administrative Muhurr, është goditur një tjetër rast i paligjshmërisë, konkretisht i “Shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza ta vogla”.
Shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip “Land Rover”, me targa angleze N686SRW, me drejtues mjeti shtetasin Kleo Kaleshi, 32 vjeç, lindur dhe banues në Muhurr Peshkopi.
Në momentin e ndalimit nga policia për kontroll , drejtuesi i automjetit ka tentuar të largohet me vrap duke hedhur poshtë rrugës një qese ku brenda saj kishte lëndë narkotike “Cannabis Sativa”.
Shërbimet e Policisë kanë bërë kapjen e drejtuesit të mjetit si dhe grumbullimin e lëndës narkotike ku paraprakisht rezulton me peshë rreth 30 gramë.
Në përfundim të veprimeve të para , është bërë arrestimi në flagrancë i tij për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhërit të Punonjësit të Policisë së Rendit Publik”, si dhe për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, vepra këto të parashikuara nga nenet 242 e 283 të Kodit Penal.
Sigal