Çfarë ngeli në “Astir” pas mësymjes së policisë dhe prishjes së banesave (FOTO)

499
Sigal

Pas një viti, mori fund rezistenca e banorëve të Unazës së Re.

Beteja finale e tyre me policinë u zhvillua në orët e para të mëngjesit të djeshëm, por edhe pas qëndresës së tyre ata nuk mund të mbronin shtëpitë. IKMT-ja në pak orë, e mbështetur nga forcat e Policisë shembi 33 banesa, ku pati edhe 12 persona të lënduar.

Por çfarë ka ngelur pas shembjeve?

Inerte, gërmadha, masa betoni, hekuri dhe orendi të prishura, këto janë ato që ngelën pas thirrjes një vjeçare të banorëve.

Tashmë aty nuk ka më thirrje “Rama ik” apo “Qeveri e krimit”, çdo gjë u shua dje vetëm në pak orë.

Foto nga Astiri sot: