Celibashi:Nëse denoncohet aplikacioni “Akt1visti”, do vlerësohet situata

96
Sigal

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi është pyetur për aplikacionin “Akt1visti”, ku në kuadër të zgjedhjeve elektorale, PS detyron administratën të marrin pjesën propagandistike të postimeve dhe t’i bëjnë share dhe like në faqet e tyre në rrjetet sociale.

Aplikacioni është i ngjashëm me një portal, i cili publikon të gjitha aktivitetet e kryeministrit, ministrave, drejtorive të ndryshme, kryeparlamentares dhe deputetëve të PS-së. Për të kontrolluar sa lajme propagandistike ka shpërndarë një punonjës, shërben një numërues pikësh, që shkon drejtpërdrejtë në duart e drejtuesve të institucioneve. Një share shpërblehet me një pikë, ndërsa një like shpërblehet me 0-5 pikë.

Sipas Celibashit, deri tani nuk është bërë asnjë denoncim dhe nuk ka ankimim, por nëse do të ketë, kjo çështje do të vlerësohet nëse ka apo jo shkelje.

PS ka krijuar një aplikacion në kuadër të zgjedhjeve ku administrata detyrohet të marrë pjesë. A përbën kjo për KQZ shkelje të kodit zgjedhor dhe nëse po janë marrë masa?

Celibashi: Në KQZ nuk është paraqitur asnjë kërkesë, asnjë denoncim apo ankim në lidhje me këtë çështje dhe nuk mund të them asgjë, por nëse do të jetë objekt i shqyrtimit do ta vlerësoj nëse ka shkelje të ligjit apo jo, sjelle të partive apo edhe të institucioneve.

Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor Ilirjan Celibashi është shprehur se Partia Demokratike do të marrë fonde për zgjedhjet lokale të 14 Majit, bazuar në nenin 180. Në një konferencë për gazetarët, duke marrë parasysh zgjedhjet pararendëse, Celibashi tha se PD nuk do të marrë më pak se në vitin 2015, zgjedhjet e fundit lokale që ka marrë pjesë. Përsa i përket fondit që do u ndahet partive politike për fushatën zgjedhore, kreu i KQZ tha se nuk do të jetë më i vogël se 130 milionë lekë, por që kjo gjë i takon Kuvendit.

 

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve miratoi modelet e vendimeve dhe dokumentacionit të punës së Komisioneve të Qendrave të Votimit, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore. Modelet e vendimeve të KQV lidhen me funksionimin e vetë Komisionit të Qendrës së Votimit, por edhe me përmbushjen e disa detyrave të saj në lidhje me administrimin e procesit të votimit në qendrën e votimit. Gjithashtu, në seancë vijoi hetimi administrativ për shkelje të konstatuara për raportimin e veprimtarive me karakter publik të institucioneve publike, qendrore dhe vendore si dhe agjencive dhe/ose ndërmarrjeve shtetërore, për periudhën 3 shkurt – 9 shkurt 2023. Në përfundim të vlerësimit do të konkludohet me vendimmarrje nga ana e Komisionerit.