Ish- eurodeputetja,Doris Pack: Skandali Mc Gonigial po dhunon demokracinë. Shqipëria e ka të pamundur të ecë drejt BE me Ramën

133
Sigal

Doris Pack, ish-eurodeputete, aktualisht presidente nderi e grave të PPE dhe njëherazi presidente e institutit Robert Schuman, në një intervistë ekskluzive për moderatoren Armela Ferko, u shpreh se Edi Rama po dëmton të ardhmen e Shqipërisë.

Duke komentuar skandalin me Charles McGonigal dhe sjelljen e mazhorancës në Parlament, Pack tha se Rama do ketë probleme në arenën ndërkombëtare. Ajo shtoi se me Ramën në krye të qeverisë vendi do të penalizohet nuk do të ecë përpara drejt rrugës europiane.

Gjithë këto skandale. Mund të bëhen patjetër problem dhe ky është problem jo vetëm për atë personalisht, por për Shqipërinë ku ai është në krye të qeverisë, ç’ka më nervozon shumë, sepse njerëzit meritojnë një qeveri që e ndihmon popullin për një të ardhme më të mirë, të ecë përpara drejt BE. Por me një qeveri, me një person si Rama në krye të saj, njerëzit e kuptojnë që nuk është e mundur. Kjo vërtet më nervozon, më acaron, sepse e pëlqej Shqipërinë, njerëzit, dhe ndjehem shumë e keqardhur që Shqipëria është e zënë prej një personi të vetëm.

Ish-eurodeputetja gjermane foli edhe për skandalin Rama-McGonigal. Ajo theksoi se kryeministri duhet të dalë para Komisionit Hetimor Parlamentar dhe të japë shpjegime.

Doris Pack foli edhe për heshtjen e ambasadorëve duke e quajtur të pakuptimtë qëndrimin e tyre, ndërsa shtoi se skandali Rama-McGonigal duhet të zgjojë edhe institucionet e Bashkimit Europian.”Mendoj se është e pabesueshme që gjëra të tilla po ndodhin në një vend që dëshiron t’i bashkohet BE-së. Qeveria duhet të jetë llogaridhënëse ndaj Parlamentit. Kjo është një dhunim i demokracisë, ajo që po ndodh aty. Kryeministri nuk po vjen në Parlament dhe të japë shpjegime për skandalin e fundit, i cili mund ta ndikojë direkt. Nuk mund të ndodhë kurrë në një vend që është vend demokratik”,- tha Pack.