Çahet asfalti në Thumanë-Kashar pa u bërë tre muaj! Kushtoi 59 mln euro/km

153
Sigal

E kemi thënë me qindra herë që autostrada Thumanë-Kashar, është pikërisht një nga veprat kryesore ku duket hapur abuzimi me fondet e shqiptarëve dhe korrupsioni mes oligarkëve dhe qeverisë.

Bashkim Ulaj, nga e gjithë kjo autostradë do të fitojë mbi 1.5 miliardë euro, ndërsa e gjithë rruga ka kushtuar më shumë se 435 milionë euro. Pra thënë shkurt, km i kësaj rruge shkon afërsisht 59 mln euro. Mirëpo, kjo autostradë ka vetëm 3 muaj që është hapur dhe asfalti ka dhënë shenjat e para të çarjes.

Siç shihet edhe nga pamjet në një nga mbikalimet e rrugës së florinjtë, asfalti është çarë thuajse tej për tej, duke treguar cilësinë e dobët që është punuar në këtë aks.

Paratë janë marrë të plota, janë zhvatur nga xhepat e shqiptarëve ndërsa puna është bërë si mos më keq.

Përveç vjeljes së tarifës, për çdo makinë në autostradë, kjo është edhe një mënyrë tjetër për të vjedhur. Paratë merren sikur do bëhen punime cilësore, ndërsa rruga bëhet me shtresa të dobëta asfalti.

A duhet të nisë një hetim SPAK në lidhje me këtë skandal? Kush janë përgjegjësit për cilësinë e dobët të punimeve? A nuk duhet të jetë dikush në burg për këtë abuzim?!

Komentet ju takojnë juve!