Cafo Boga: Më larguan nga Bordi i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan se kundërshtova planin për Butrintin

239
Sigal

Hodges njihet si anti-shqiptar madje disa vite më parë, sipas një videoje që qarkulloi së fundmi, e quajti Shqipërinë shtet artificial që u krijua pa shqiptarë, vihet në krye të menazhiit të Butrintit dhe vazhdon të jetë në këtë funksion edhe pas zbulimit të skandalit të tij. 

Ish-CEO dhe CFO në disa banka e borde në SHBA, shqiptaro-amerikan. Ka dhënë ndihmesë të çmuar në Kosovë dhe Shqipëri. Cafo Boga rrëfeu me Adi Krastën si u shkarkua nga anëtar i Bordit të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan, pasi kundërshtoi projektin për menaxhimin e Butrintit. Boga u emërua në bordin shqiptaro-amerikan nga presidenti Bill Clinton, por u shkarkua kur fondacioni hodhi sytë nga Butrinti. Cafo Boga thotë se nuk është folur në mbledhjet e bordit për Richard Hodges, i cili më pas u emërua në krye të bordit për të menaxhuar Parkun e Butrintit. Largimin nga Bordi, Boga e lidh me qëndrimin e tij kundër projektit për Butrintin.

“Në SHBA, parqet kombëtare janë në toka federale, jo në duart e privatëve. Udhëhiqen nga një agjenci që është në vartësinë e Ministrisë së Brendshme nëse e quajmë si këtu, ekziston edhe zona kulturore tjetër që menaxhohet nga 50 shtetet që ka SHBA, që menaxhohet edhe nga privatët. Në globalizëm u çel kjo temë që a duhet që edhe OJF-të të kenë rol në këtë pjesë se u lidh me turizëm dhe u bë një shtyllë e ekonomisë edhe kjo? Në Itali është miratuar një vendim si munden, edhe UNESCO ka biseduar në lidhje me këtë. Prandaj, në vendet si Shqipëria mund të bëhet një gjë e tillë. Por të jemi të qartë si bëhet ai fondacion dhe ku përgjigjet ai fondacion. Ajo që kam menduar unë në bord, është që do të jetë përgjegjës në të kush e ka përgjegjësinë e fundit në shtetin shqiptar për Butrintin”,- thekson Boga.

Pjesë nga intervista me Adi Krastën

Largimi im u bë në mënyrë të jashtëzakonshme, jo profesionale dhe të turpshme. Ata kërkuan pas mbledhjes së fondit që u mbajt në Neë York, ku ishte edhe mbledhja përfundimtare e vitit, aty bëmë shumë diskutime, unë dhashë disa propozime. Ne kur e formuam fondacionin. Patëm rënë dakord që të kishte dy degë paralele, një për veprimtarinë, që ka bërë fondi m.q.s kishim stafin të trajnuar pse të shkonte ajo pasuri mendore kot dhe nevoja që është e madhe sot për Shqipërinë. Përfundoi mbledhja e bordit, Granoff që është shefi i bordit na dërgoi një email falenderues për një mbledhje aq të mirë dhe unë i përgjigjem, i uroj festat dhe them arsyeja ishte se kemi patur një bisedë të hapur dhe unë i përsëris të gjitha ato pika që diskutova në mbledhje. Pas një muaji, një kolegu im, fatkeqësisht shqiptar më çon një kërkesë që të bisedojmë në Skype. Dalim në Skype, ishte edhe një tjetër anëtar i bordit. Ai më thotë se kemi patur pas mbledhjes së bordit disa diskutime mes nesh, Michael dhe anëtarëve të bordit e me thotë se jemi të mendimit që të largohesh nga bordi se je bërë kontrovers. U çudita nga u bëra kontrovers, për të dhënë sugjerime, për të mirën e punës. Më thotë kemi prurë vendimin. I them po flet me një shqiptar që ka bërë punë të ndershme.- Mos e ço më gjatë se nuk ecën kjo. Ishte një ultimatum. Nëse unë e pranoj, ata do të më jepnin meritat që kam patur, do më mbyllnin duart dhe gojën. Në emailin e dytë nuk i ktheva as përgjigje. Pas 2-3 marr një email nga avokati i Fondit ku thotë se Bordi ju ka votuar jashtë.

Nuk kishte lidhje me Butrintin direkt?

Kishte lidhje. Se do dilnin disa gjëra. Nuk ka patur transparencë me bordin. Interesi ynë për Butrintin ka filluar që nga koha kur Bordi udhëhiqej nga një amerikan. Atëhere kemi angazhuar një izraelit për planin e menaxhimit, nuk e di çfarë u bë, u fshi, u paguan rreth 40 mijë dollarë. Njëkohjësisht edhe afati i fundit mbaroi, u formua fondacioni, unë jam një prej atyre që e kam nënshkruar se vetëm tre kishin mbetur nga bordi origjinal. Në bord na është dhënë propozimi që kemi aprovuar 250 mijë dollarë për përpilimin e planit integrues të menaxhimit, për përgatitjen, apo ndihmën për të përgatitur ligjin e ri ku kam patur disa vërejtje.

“Nuk kanë qenë transparentë. Unë isha kundër për përpilimin e ligjit, është obligim i parlamentit, jo ne. Largimin nga Bordi, Boga e lidh me qëndrimin e tij kundër projektit për Butrintin.”

Ka patur një shqetësim të madh që për ligjin e ri fondi bëri një lobim të fortë që ligji të kalonte. Ka patur disa shqetësime nga ata që e kanë parë këtë ngjarje ku veprimet kanë patur shkak-pasojë. Automatikisht fondi do të kalonte në administrimin e Butrintit. Ka njerëz të shqetësuar në Shqipëri që thonë se nuk ka fond që administron të kësaj natyre si Butrinti. Ju ishit të shqetësuar?

Nuk kanë qenë transparentë. Unë isha kundër për përpilimin e ligjit, është obligim i parlamentit, jo ne. Për ta ndihmuar, në rregull, por jo që të kemi një angazhim direkt në diktimin e ligjit, jo. Kur është përgatitur dokumenti për menaxhimin, ai dokument nuk na është dhënë kurrë. Më është thënë që nuk është puna, nuk është detyra jonë. Kam thënë si nuk është detyra jonë kur kemi aprovuar të hollat dhe shkojmë e shohim nëse janë arritur qëllimet në çdo investim që bëjmë. Ma kanë mohuar. Unë ende s’e kam lexuar atë se nuk ma kanë sjellë.

Ju jeni kundër që fondi të administrojë Butrintin?

Në SHBA, parqet kombëtare janë në toka federale, jo në duart e privatëve. Udhëhiqen nga një agjenci që është në varësinë e Ministrisë së Brendshme nëse e quajmë si këtu. Ekziston edhe zona kulturore tjetër që menaxhohet nga 50 shtetet që ka SHBA, që menaxhohet edhe nga privatët. Në globalizëm u çel kjo temë që a duhet që edhe OJF-të të kenë rol në këtë pjesë se u lidh me turizëm dhe u bë një shtyllë e ekonomisë edhe kjo. Në Itali është miratuar një vendim si munden, edhe UNESCO ka biseduar në lidhje me këtë. Prandaj, në vendet si Shqipëria mund të bëhet një gjë e tillë. Por të jemi të qartë si bëhet ai fondacion dhe ku përgjigjet ai fondacion? Ajo që kam menduar unë në bord, është që do të jetë përgjegjës në të kush e ka përgjegjësinë e fundit në shtetin shqiptar për Butrintin.

Teknikisht duhet ta kishte Ministria e Kulturës dhe ti jep llogari te Ministria e Kulturës. 

Dhe Ministria e Kulturës jep llogari te Parlamenti. Mirëpo në këtë bord, unë e kam marrë vesh se kush është në mbledhjen e fundit. Dhe kam reaguar jo për të tjerë se nuk i dinim. Richard Hodges nuk është përmendur ndonjëherë dhe shumë gjëra të tjera që i kam mësuar shumë më vonë. Unë kam reaguar pse ishin të dy, sepse roli juaj është që të shikohet si po investohet shpenzimi ynë, ato të holla, por jo për të menaxhuar Butrintin. Kush duhet të ishte aty sipas mendimit tim? Njerëz, ekspertë të vendit si arkeologët, urbanistët, historianët. Duhet një njeri që njeh kontabilitetin, menaxhimin, biznesin. Nëse në Shqipëri nuk janë, merr një ekspert nga bota dhe e sjell aty. Ajo që është bërë është katastrofë, njeriun e fundit, që unë do kisha propozuar për në bord, ata e kanë sjellë për të udhëhequr bordin. E papranueshme dhe e pamenduar.