By-passi i Fierit, banorët në protestë për kompensimin e tokës

431
Dhjetëra banorë të zonës së Povelcës protestuan këtë të martë për çmimin e tokës, që do të shfrytëzohet për ndërtimin e by-pass-it të Fierit. Ata nuk janë dakord me çmimin e vendosur për shpronësimin, pasi sipas tyre është bërë në mënyrë selektive. Banorët thanë se, çmimi për metër katror i tokës ka qenë i ndryshëm, ndërkohë që toka është e njëjtë. Ata u shprehën se ligji për shpronësim parashikon çmim më të larte se ky që është bërë shpronësimi, që është dhe çmimi i vjetër. Banorët e prekur nga ky by-pass thonë se nësë problemi i tyre nuk merr zgjidhje, ata do vijojnë protestat deri dhe me bllokimin e punimeve.
Sigal