Bushati heq qyrkun e ministrit të Jashtëm dhe sulmon opozitën nga SHBA: Është antishqiptare

467
Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, nuk ka duruar dot dhe në ditën e dytë të vizitës zyrtare në SHBA, është kthyer në origjinë si “rilindas” duke sulmuar në mënyrë të paprecedentë, opozitën shqiptare.

“Opozita në Shqipëri po ecën kundër rrymës dhe po bllokon procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, ka deklaruar ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati në një intervistë për “Atlantic Council”, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Fatkeqësisht, opozita po pengon procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian, pasi ligji i vetingut është një nga kushtet themelore për të hapur negociatat. Duket disi paradoksale kur sheh sesi një parti politike pozicionohet kundër “erërave” dhe madje edhe kundër shqiptarëve. Implementimi i ligjit të vetingut do të ketë efekte pozitive për vendin dhe të rrisë besimin e shqiptarëve në institucione”, ka thënë ai gjatë kësaj interviste.
Sigal