Bum aplikimesh në e-albania. Ja si të aplikoni për pasaporta dhe karta identiteti

873
Sigal

59 mijë aplikime janë realizuar online në e-Albania për pasaporta biometrike.

Lajmin e bën me dije  drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj e cila thotë se nga momenti që ky shërbim ka hyrë online në e-Albania, rreth 45 ditë, ka patur një fluks aplikimesh nga qytetarët brenda dhe jashtë vendit.

Sipas drejtoreshës, në 1 ditë numërohen mesatarisht 1300 aplikime online përmes e-albania.

“Po ndaj me ju një FAKT. U bënë 45 ditë që qytetarët aplikojnë për pasaportën e re në e-Albania. Dhe në kaq pak kohë janë 59 mijë qytetarë të cilët kanë aplikuar, ose rreth 1300 të shërbyer çdo ditë.

Ajo shton se u është kursyer shumë kohë qytetarëve dhe mijëra emigrantëve shqiptarë të cilët dikur vinin në Shqipëri vetëm për të rinovuar pasaportën dhe humbnin javë të tëra nëpër zyra, derisa mbaronin punë.

“ e-Albania, jo vetëm i dha fund radhëve e pritjeve të gjata në këtë vapë përvëluese por po ndihmon edhe në frenimin e pandemisë”, shkruan Karçanaj.

Ndërkaq, procedura me të gjitha hapat e aplikimit është sipas link si më poshtë (pasi të identifikoheni në faqen e e-albania si qytetar):

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/DPPSH/13882/DPPSH_13882_n3_s1_web.aspx?service_code=13882&fbclid=IwAR1ocTrkpi6kALSo_M6-yoew_ONXQJt8d3SxauBezhtK9zj724rgSTyxCF4

 

Shtetasit Brenda Shqpërisë:

Për të kryer aplikimin për pajisje/rinovim të Kartës së Identitetit, nevojitet të rezervoni takimin pranë zyrave të ALEAT duke klikuar: https://rezervo.aleat.al/

>Për të kryer aplikimin për pajisje/rinovim të Pasaportës Biometrike, nevojitet të plotësoni online në portalin e-Albania formularin e lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, duke klikuar: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13851

Pas shqyrtimit të aplikimit, ju do të njoftoheni brenda afatit 1-3 ditë për aplikim emergjent dhe 1-8 ditë për aplikim normal nga Policia e Shtetit, dhe më pas duhet të vijoni me rezervimin e takimit prane zyrave të ALEAT

 

Shtetasit shqiptarë rezidentë jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë:

>Për të kryer aplikimin për pajisje/rinovim të Kartës së Identitetit dhe Pasaportës Biometrike, nevojitet plotësoni formularin elektronik në portalin e-Albania duke klikuar: https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=9765

Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të Ambasadës/Konsullatës, ju do të njoftoheni për të finalizuar procesin e pajisjes me dokumentacionin e kërkuar pranë Zyrave Konsullore.