Prof. Ago Nezha: Etnomuzikologu i shquar Ramadan Sokoli

327

Ai ka ndjekur polifoninë labe  në shumë festivale kombëtare e ndërkombëtare  dhe në atë të Gjirokastrës

ETNOMUZIKOLOGU  I  SHQUAR  SHQIPTAR  RAMADAN  SOKOLI

Prof. Dr. Ago Nezha

Etnomuzikologu i shquar, profesor Ramadan Sokoli, u lind 100 -vjet më parë në djepin e kulturës shqiptare, në Shkodër. Shkodra, kjo vatër e qytetërimit të lashtë e vendit tonë ka nxjerrë shumë talente të spikatura në fushën e  artit, kulturës, letërsisë dhe sportit. Një nga këta pinjollë të këtij qyteti të lashtë të dijes dhe kulturës, është dhe Ramadan Sokoli. Aty u mëkua me mësimet e para në familje për traditat patriotike, zakonet, sjelljen qytetare dhe me mësimin e alfabetit shqip, ku  dhe nisi rrugën e formimit arsimor dhe kulturor, ku pa kuptuar, dal ëngadal ë, do ngjitej në majat më të larta të krijimtarisë shkencore dhe botuese të folklorit dhe muzikës. Ai, la pas një pasuri të madhe botuese në lëmin e folklorit muzikor shqiptar si “Morfologjia” në 1965; Organografia në 1971; Veglat muzikore të popullit shqiptar; Vallet dhe muzika e të parëve tanë; Figura të ndritura, 1965; Gjurmime folklorike, 1981; etj. Në rrugën e suksesshme të krijimtarisë së tij, që nuk ndal deri sa mbylli sytë, ai radhit dhe disa kompozime si: Dy koncerte për flaut, një koncert për violinë, disa balada e rapsodi, pjesë orkestrale, muzikë dhome etj.

Shkencëtar e studiues

 

Profesor Ramadan Sokoli, la pas gjurmë të pashlyeshme si shkencëtar e studiues i historisë së artit e të kulturës, i etnomuzikologjisë dhe folkloristikës shqiptare dhe ballkanike. Ai, ka lënë një pasuri të madhe botuese që kap shifrën e 20 librave, dhjetra filmave e dokumentarë, emisione televizive e radiofonike, trajtesa studimore shteruese, këngë dhe pjesë muzikore autoriale për fëmijë e të rritur; qindra artikuj të botuar në shumë media të vendit dhe të huaja. Njëkohësisht ka realizuar shumë studime të publikuara në mediat e huaja në shumë gjuhë, ka grumbulluar 12 mijë vargje të këngëve të rralla popullore epike, lirike, një thesar i madh i popullit tonë, si dhe mijëra skeda e fashikuj me fjalë të rralla të leksikut të vjetër të gjuhës shqipe, me fjalë të urta, anekdota, rrëfenja, idioma, legjenda etj. Në arkivën familjare të profesor Sokolit, gjënden me dhjetra partitura të krijimtarisë së tij muzikore në të gjitha zhanret, krijime këto të pa ekzekutuara, që mbetën pengu i tij sa qe gjallë. Duke vendosur vellon e kohës, shumë vepra që kanë qënë krijimtaria e tij, janë luajtur duke shmangur autorësinë me pretekse të ndryshme nga koleg të tij mediokër, që ishin xheloz për gjenialitetin  e tij shumëplanësh.

Studimet në Firence

Profesor Sokoli, kishte një diapazon të gjërë dijesh pasi kishte mbaruar për kompozicion në shkollën e famshme në qytetin e artit botëror, në Firence. Me skrupulozitetin e tij shkencor, ai trajtoi me kompetencë dhe shkencat albanologjike, duke paraqitur mbi 1200 punime në fusha të ndryshme. Në vitet ’50 drejtoi dy ekspedita ndërkombëtare etnomuzikologjike me studiues të huaj, në Jug dhe në Veri të Shqipërisë. Nga krijimtaria e profesor Sokolit, trashëgojmë sot mbi 60 biseda shkencore të transmetuara në emisionet e Radio Tiranës; mbi 25 skenar ë dokumentarësh shkencor ë televiziv ë; mbi 300 këngë, valle, pjesë instrumentale, tablo muzikore etj. Pas viteve ’90, profesor Sokoli, ligjëroi dhe kumtoi në akademitë, institucionet shkencore dhe në universitete në disa shtete të zëshme të Europës, si dhe botoi  mbi 200 trajtesa në periodikët brenda e jashtë vendit. Shumë vepra të profesor Sokolit janë botuar edhe në Kosovë para dhe pas 1990. Për aktivitetin e tij të pasur muzikor profesor Sokoli është vlerësuar dhe ka marrë disa çmime nga institucione ndërkombëtare.

Në vitin 2006, Instituti Amerikan i Biografive, (ABI) e përfshiu profesor Sokolin në “ Listën e ekspertëve më të respektuar në botë, në 2007, Shoqata e Akademive Bot ërore më të shquara në studimet Etnologjike me qëndër në Itali, e dekoroi me medaljen “Oscar Mondiale del Folklore”  me  motivacion:“Për kontribute të shquara në nivel ndërkombëtar lidhur me studimet në fushën e Etnologjisë dhe Folklorit”, studime që kanë përcaktuar diferencimet etnologjike në Ballkan e më gjerë. Për veprimtarinë e tij shkencore ai, është përfshirë gjithashtu edhe tek “Enciklopedia e Personaliteteve më të shquara të shekullit XX-të”, botim i Universitetit të Kembrixhit.

Simbol i kulturës foklorike

Profesor Ramadan Sokoli, mbahet si simbol i kulturës foklorike, që i referohen shumë krijues të mëvonshëm, që janë marrë dhe kanë lëvruar folklorin shqiptar në mbarë vendin. Këtë diapazon të gjërë nga Jugu në Veri, ja jepte kultura e tij e formuar me studime të thelluara në djepin e kulturës italiane, në Firence. Por jo vetëm. Në formimin e tij të shndritshëm si muzikolog, ka ndikuar studimi dhe njohja e gjërë e  kulturës, zakoneve, traditave dhe folklorit, nga ekstremi i viseve jugore në Thesprotinë e lashtë, e deri në skajin verior në Dardani. Profesor Ramadani, si rrallëkush kishte rrokur një diapazon shumë të gjërë në studimet folklorike, që i bënte të mundur hulumtimeve e përgjithësime si për folkun e Labërisë e Çamërisë, ashtu edhe për trashëgiminë e Malësisë së Veriut, për Lahutën dhe Çiftelinë. Ai, nuk e kishte kyçur veten brenda mureve të një zone të caktuar, por kishte rrokur tërë trashëgiminë folklorike mbarë shqiptare. Ky diapazon e bën profesor Ramadanin një enciklopedi të folkut shqiptar.  Profesor Ramadan Sokoli, ishte jo vetëm një njeri i talentuar dhe i përkushtuar ndaj muzikës dhe folklorit, por mbi të gjitha ai, ishte dhe një atdhetar e apostull i patriotizmit,  që e donte Shqipërinë etnike pa dallime krahinore.

Ndjekës i polifonisë labe

Ai, ishte shkodran, si dhe bashkëqytetari i tij kompozitori Tish Daija, që kishin një adhurim të veçantë për krahinën e Labërisë dhe polifoninë labe. Siç tregon profesor Bardhosh Gaçe, që e ka shoqëruar profesor Sokolin në gjithë trevat e Labërisë, duke nisur nga Vlora, Tepelena, Gjirokastra dhe Saranda, ai mrekullohej kur dëgjonte këngë labe dhe thoshte këto janë këngë burimore që tregojnë për vitalitetin dhe heroikën e pashoqe të kësaj krahine. Polifoninë labe e quante një burim të kristaltë, që rrjedh nga malet e serta të kësaj krahine, sa epike aq dhe lirike. Këngët polifonike janë bashkëshoqëruese në tërë jetën dhe veprimtarinë e krahinës së Labërisë në shekuj, në luftrat për liri, pavarësi, çlirim kombëtar e shoqëror. Ajo ka lindur si nevojë komunikimi dhe argëtimi në jetën pastorale të labit, si një komunitet i izoluar në male. Polifonia labe, është studjuar në detaje nga korifejt e folklorit nën kujdesin e patriarkut të polifonisë profesor Ramadan Sokolit dhe pasuesve të tij Beniamin Kruta, Spiro Shëtuni dhe më i riu, Haxhi Dalipi, që e kanë quajtur shumëzërëshe, që e nis marrësi,vazhdom me kthyesin, hedhësin dhe mbaron me ison. Ndryshe nga disa pseudo studius të sotëm, që na e kanë emërtuar tradhëtisht me termin Isopolifoni dhe e kanë futur me këtë emër dhe në trashëgiminë kulturore të UNESCOS.  Profesor Ramadan Sokoli, e ka ndjekur polifoninë labe dhe në shumë festivale kombëtare në gjigandin e Gjirokastrës dhe  në festivale ndërkombëtare në shumë vënde të botës, që ka korrur sukses dhe është nderuar me çmime. Profesor Sokoli dhe vazhduesit e tij Kruta, Shëtuni, Dalipi, treshen e Dukatit e quanin një perlë të polifonisë labe. Ata nuk e ndanin këngën himariote nga smokthinjotja dhe profesor  Sokoli thoshte se te himariotia është futur elementi i prerësit. Siç tregon profesor Gaçe,  Ai, pohonte se kam dobësi dhe jam i lidhur shpirtërisht me Labërinë, se gjyshi im ka luftuar me lebërit kundër malazez ëve. Një vlerësim të veçantë profesor Sokoli bënte dhe për këngën qytetare vlonjate, që e identifikonte si të rrallë për nga bukuria e tekstit dhe mesazheve që përcjell te publiku. Për tërësinë e vlerave kulturore dhe kontributin e veçantë që ka dhënë profesor Ramadan Sokoli, në studimin dhe vlerësimin që i ka bërë polifonisë labe, Shoqata Atdhetare Kulturore “Labëria” “Nderi i Kombit” e ka vlerësuar me titullin e lartë “ Anëtar Nderi i Shoqatës Labëria”. Në ceremoninë e nderimit me këtë titull Ai, i emocionuar për këtë vlerësim u shpreh se: “Ndihem shumë i vlerësuar, se atë që s’ma ka bërë qyteti im i lindjes Shkodra, ma bën Labëria”.