Bulqizë/ Plagosje me armë zjarri

495
Sigal

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Bulqizë.

Një person është plagosur me armë zjarri në vendin e quajtur ura e Çerenecit. Sipas njoftimeve paraprake ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Identiteti i të plagosurit është Mirdash Osmani i cili është qëlluar nga shtetasi Blerim Skara.

I plagosuri Mirdash Osmani ndodhet në spitalin e Peshkopisë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai po merr ndihmën e stafit mjekësor.