Moti i keq i ditëve të fundit në Shqipëri ka shkaktuar shumë vështirësi.
Gjatë ditës së sotme, në qytetin e Bulqizës trashësia e borës ka arritur 40 centimetra.
Kjo ka bërë që të bllokohet rruga Klejnë-Streblev. Gjithashtu 400 banorë kanë mbetur të izoluar.