Sigal

Praktikantët e bektashizmit festuan të premten një ditë të shënuar. Me mijëra persona kryen pelegrinazhin e Ballëm Sulltanit në zonën e Martaneshit. Ata janë mbledhur nga i gjithë vendi për pelegrinazhin e përvitshem të 29 qershorit në këtë zonë.

Në këtë pelegrinazh morën pjesë si kryegjyshi botëror Dede Edmond Ibrahimaj, ashtu dhe shumë Baballarë të Tyrbeve nga e gjithë Shqipëria. Nuk munguan autoritete të pushtetit vendor gjithashtu.

“Teqja e Ballëm Sulltanit është futur në kalendarin botëror Bektashian, ka vlera të mëdha historike me një ndër tarikateve të Islamit”, tha kryegjyshi Edmond Ibrahimaj.

“Është një gëzim i veçantë të ndaj me ju forcën dhe dashurinë e Zotit. Ne kemi pelegrinazhin më të madh në vendin tonë, e kështu le të mblidhemi gjithmonë së bashku. Jeni ju ata qe mbani gjalle kete vend te bekuar”, deklaroi më tej ai gjatë takimit.