Bosët e PPP do të marrin 9 mln euro për regjistrat e të infektuarëve me Covid 19

247
Sigal

Prapa gjoja urgjencës për krijimin e regjistrit të depistimit të të sëmurëve me covid-19, ka nisur zbatimi i një skenari grabitqar për një tjetër PPP dy-vjeçare në shëndetësi. SPAK duhet ta hetojë si aferë korrupsioni, mbasi këto të dhëna i kanë mjekët e familjes me regjistra fizik e elektronik që i çojnë në “e-albania”, të evidentuara sipas moshave, gjinive, sëmundjeve dhe qendrave të banimit. Depistimi është detyrë dhe detyrim i Institutit të Shëndetit Publik dhe e 12 drejtorive të shëndetësisë në qarqe. Ja loja që po përgatitet nga ministria dhe oligarkët

 

SPAK duhet ta hetojë si aferë korrupsioni, mbasi së pari këto të dhëna i kanë mjekët e familjes me regjistra fizik e elektronik që i çojnë në “e-albania”, të evidentuara sipas moshave, gjinive, sëmundjeve bashkëshoqëruese dhe qendrave të banimit; por edhe nëse nuk do t’i kishin, depistimi është detyrë dhe detyrim i Institutit të Shëndetit Publik dhe e 12 drejtorive të shëndetësisë në qarqe, që i kanë regjstrat bazë mjekësor të populatës

Para një muaji, ministrja Ogerta Manastirliu ka hedhur idenë e një procesi evidentimi, testimi me mostra laboratorike në grup-mosha dhe regjistrimi të dhënash për infektimin nga “Covid 19”, i cili në gjuhën profesionale të shëndetësisë quhet “Depistim”.

Pas saj, dolën në media disa “ekspertë të pavarur” të qeverisë, të cilët në një linjë me ministren, thanë se depistimi është përvojë e vendeve të BE dhe tepër i domosdoshëm e urgjent,.

Që depistimi është domosdoshmëri, kjo dihet sepse shteti duhet të ketë regjistër të dhënash, mbasi është epidemi që po vazhdon prej 2 vitesh dhe ka sjellë pasoja të rënda, me humbje jetësh, madje edhe me sinjale se do vazhdojë të jetë aktive.

Por prapa gjoja urgjencës për ta bërë këtë proces, ka nisur zbatimi i një skenari për PPP tjetër dy-vjeçare në shëndetësi, me vlerë 9 milionë Euro, paraqitur si gjoja merak i qeverisë për të parandaluar pasojat dëmtuese.

Në Ministrinë e Shëndetësisë, ka përfunduar projekti-teknik e financar i kësaj PPP-je të re, që sipas informacionit do t’i jepet përsëri firmës “Trimed Shpk” të Vilma Nushit, me ortake xhambazen Gentiana Peshkatari (Peposhi).

Për t’i dhënë çekun  9 milionë Euro, ministrja Ogerta Manastirliu po përdor argumentin, se Vilma ka përvojë në këtë sektor, mbasi depistim-regjistrimi për epideminë “Covid 19”, është i njëjtë me Check-up”-in që bën analiza mjekësore e regjistrim njerëzish të kontrolluar.

Në fakt, ministresha e ilaçeve po zbaton urdhrin gojor të kryeministrit Rama, që bashkë me Vilma Nushin, kanë sajuar edhe këtë koncesion të ri, me të cilin do t’u zhvasin shqiptarëve 9 milionë Euro të tjera, si “thelë” mbi 130 milionë Euro të “Check up”-it fiktiv.

Sipas informacionit, projekti financiar për PPP-në e re të depistimit “Covid 19”, është çuar në Ministrinë e Ekonomi-Financave si institucion buxhetor miratues, dhe prej andej, do kalojë për procedura në Agjencinë e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO) që është në vartësi të kryeministrit. Sipas letrave të kontratës së pritshme, ky koncesion do krijojë regjistrin fizik të qytetarëve që janë prekur nga “Covid 19”, por dhe do marrë mostra infeksioni në disa grup-mosha, proces që parashikohet të përfundojë më 31 dhjetor 2022.

SPAK duhet ta hetojë si aferë korrupsioni, mbasi së pari këto të dhëna i kanë mjekët e familjes me regjistër fizik dhe elektronik që i çojnë në “e-albania”, të evidentuara sipas moshave, gjinive, sëmundjeve bashkë-shoqëruese dhe qendrave të banimit.

Shteti duhet të ketë regjistër të dhënash, mbasi është epidemi që po vazhdon prej 2 vitesh dhe ka sjellë pasoja të rënda, me humbje jetësh, madje edhe me sinjale se do vazhdojë të jetë aktive.Por prapa gjoja urgjencës për ta bërë këtë proces, ka nisur zbatimi i një skenari për PPP tjetër dy-vjeçare në shëndetësi

Por edhe nëse nuk do t’i kishin mjekët e familjes, depistimi është detyrë dhe detyrim i Institutit të Shëndetit Publik dhe e 12 drejtorive të shëndetësisë në qarqe, që i kanë regjistrat bazë të popullatës.

Ndërsa kryeministri Rama, ka urdhëruar që këtë proces ta bëjë mikesha e tij Vilma Nushi, kuptohet me letra fiktive, të cilës përveç “Check-up” 130 milionë Euro, i jep çdo vit edhe mesatarisht 10 milionë Euro tendera ilaçesh e pajisjesh mjekësore nëpërmjet firmës “Trimed” e 4 firmave të tjera./Pamfleti