Bora zbardh Juglindjen, në Dardhë trashësia 25 cm. Ja ç’duhet të kenë parasysh shoferët

672
I gjithë qarku juglindor është mbuluar nga bora ditën e sotme. Reshjet intensive kanë bërë që trashësia e borës të arrijë deri në 25 cm.
Kështu paraqitet situata në fshatin turistik të Dardhës dhe në qafën e Qarrit. Në segmentin Qafë Thanë – Kapshticë bora ka arritur 8-10 cm.
Akset Korçë-Dardhë, Korçë-Voskopojë, Korçë-Ersekë janë të kalueshme me zinxhirë.
Sigal