Bora mbulon zonat malore të qarkut të Elbasanit, ja akset problematike

643
Reshjet e dëborës që ranë natën e fundit mbuluan të gjitha zonat malore të Qarkut të Elbasanit raportuan burime zyrtare nga Sektori i Emergjencave Civile në këtë Prefekturë.
Dëbora ka mbuluar në trashësinë 10 cm-25 cm territorin e bashkive Librazhd-Gramsh e Përrenjas si dhe Malësinë e Elbasanit. Edhe pika turistike e Gjinarit mëngjesin e të martës ishte mbuluar nga një shtresë e hollë dëbore, ndërsa të gjitha akset e rrugëve kombëtare kanë qenë të qarkullueshme dhe pa probleme për shkak të dëborës e cila gjatë natës ka rënë me intensitet në aksin Librazhd-Përrenjas-Qafë Thanë ku është punuar pandërprerje nga Firma Nënkontraktore.

Vështirësi qarkullimi deri në mesditë ka patur në aksin Lunik -Stebleve dhe Dorëz-Qarrishtë në Bashkinë e Librazhdit, ndërsa furnizimi me energji elektrike nuk ka patur ndërprerje.
Sigal