Sigal

Pas protestave të vazhdueshme të studentëve, sot është mbledhur personeli akademik i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, i cili krahas mbështetjes së treguar për studentët i është drejtuar më një thirrje edhe dekanatit.

Ata i kërkojnë dekanatit të mos pezullojë studentët, ndërsa kanë listuar edhe disa kërkesa të tjera. Ky personel shprehet i vendosur duke shtuar se duhet të anulohen urgjentisht VKM-të e fundit pasi sipas tyre, kjo cenon autonominë universitare.

“Mbështesim studentët . Dekanati mos të penalizojë studentët. Solidarizimin me pedagogët e tjerë. Të anulohen VKM-të e fundit. VKM e fundit cenojnë autonominë universitare. Të hartohet një ligj i ri për arsimin e lartë”, thuhet në kërkesat e tyre.

Kërkesat:

1.Mbështetjen për studentët dhe kërkesat e tyre;

2.Kërkesën për Dekanatin e FSHN-së që të mos penalizojë studentët protestues për shkak mungesash;

3.Solidarizimin me deklaratat e Asambleve të Pedagogëve të fakulteteve të tjerë, duke kërkuar anulimin e v.k.m-ve të fundit, të cilat cenojnë autonominë universitare;

4.Hartimin e një ligji të ri për arsimin e lartë, më demokratik dhe gjithëpërfshirës;

5.Kundërshtinë ndaj fushatës denigruese të ndërmarrë nga kryemistri Rama për figurën e pedagogut.

Shumësia e stafeve pedagogjike të fakulteteve po shpreh hapur mbështetjen ndaj bojkotit studentor, duke iu bashkuar atij në disa raste, dhe kupton se anulimi i ligjit është pikënisja e një reforme të thellë dhe demokratike në arsim për rritjen substanciale të cilësisë së jetës universitare.

Rezistenca vazhdon!