Bllokohen 500 mijë litra birrë në një fabrikë në Kashar, ja gjoba marramendëse që mori pronari

580
Sigal

Vijon aksioni anti-informalitet. 500 mijë litra birrë janë bllokuar në një fabrikë në Kashar. Shkak për këtë janë bërë detyrime akcize të papaguara në shumën rreth 17.6 milionë lekësh.

Si pasojë e shkeljeve, fabrika është gjobitur me rreth 70 milionë lekë pasi mospagimi i akcizës, sipas ligjit dënohet me 3-fishin e detyrimeve.

E pranishme në Kashar ishte edhe ministrja e Financave Anila Denaj, e cila u bëri thirrje pronarëve që të deklaronin mallin.

“Evidentoni të gjithë mallin tuaj sepse ne nuk do të ndalemi dhe çdo magazinë fiskale do të vazhdojë.”