Një zjarr ka rënë në një banesë në lagjen “Palorto” në qytetin e Gjirokastrës.
Për rrjedhojë është djegur një dhomë, ndërkohë që kanë shpëtuar anëtaret e tjerë të shtëpisë.
Ngjarja ka ndodhur para pak momentesh në banesën e Gaqe Gumit në pjesën e poshtme të Palortosë.
Soba e drurit ka qenë shkaktare e zjarrit, që u përhap në të gjithë dhomën, ku ngroheshin pjesëtaret e tjerë të familjes Gumi.
Tubat e sobës jane nxehur dhe oxhaku ka marrë flakë, duke përcjelle zjarrin tek orenditë e tjera të dhomës.
Për pasojë janë djegur dy divanet, televizori dhe orendi të tjera të dhomës, ku ndodhej soba e drurit.
Menjëherë kanë shkuar zjarrefikëset, të cilat kanë lokalizuar flakët në kohë reale, duke mos lënë përparimin e zjarrit në dhomat e tjera të shtëpisë dykateshë.
Nuk raportohen dëme në njerëz.