Bie zjarr në Elbasan, në rrezik disa banesa

455
Sigal

Një zjarr ka përfshirë në një dyqan në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se dyqani është ngjitur me disa banesa dhe është në pronësi të firmës që kujdeset për gjelbërimin e qytetit.

Nga zjarri rrezikohen disa banesa, ndërkohë që në vendngjarje kanë shkuar edhe forcat zjarrfikëse të cilat po përpiqen të neutralizojnë situatën.