Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, pjesë e Agjencisë së Prokurimeve Publike ka bërë me dije për të gjithë bizneset se, ka ndryshime në procedurën e prokurimeve të blerjeve të pjesëve këmbimit të mjeteve, si dhe shërbimeve profilaktike. ABP ka publikuar një njoftim drejtuar autoriteteve kontraktore, ku ka specifikuar formën e prokurimit për këtë sektor dhe gjithashtu ka bërë me dije se 28 shkurti është afati i fundit për kërkesën e këtyre objekteve prokurimi. “Me qëllim publikimin dhe zhvillimin pa vonesa të procedurave të prokurimit nga ana e Organit Qendror Blerës, ABP ka unifikuar specifikimet teknike dhe çmimet për njësi, për objektet e mëposhtme të prokurimit:
- “Blerje pjesë këmbimi për automjete, për shërbimet profilaktike”: Loti I – “Blerje goma për automjete”
Loti II – “Blerje bateri për automjete”
Loti III – “Blerje vajra lubrifikant, alkool frenash dhe pastrues motori, për automjete”
- “Blerje materiale të buta dhe veshje
Loti I – “Blerje materiale të buta”
Loti II – “Blerje materiale të buta kirurgjie”
Loti III – “Blerje veshmbathje”
- “Blerje uniforma dhe elemente të tjera përbërëse të tyre”
Sipas njoftimit, autoritetet kontraktore duhet të dërgojnë pranë ABP, jo më vonë se data 28 Shkurt 2019, të dhënat teknike e sasiore, fondin përkatës për mallrat që do të prokurohen nëpërmjet Marrëveshjes Kuadër, për objektet e prokurimit që cituara më lart.




















