Bie masivi i mineralit në një minierë në Bulqizë, dyshohet se një punonjës ka mbetur i bllokuar

43
Sigal

Një masiv mineral ka rënë në një subjekt minerar në Bulqizë ditën e sotme.

Sipas informacioneve të policisë, dyshohet se ka mbetur i bllokuar në galeri një punëtor.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:10 dhe mësohet se grupi i avari-shpëtimit të minierave po punojnë për pastrimin e galerisë dhe ardhjen në ndihmë të punëtorit që dyshohet se ka mbetur në galeri.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.