Bie akuza ndaj Begzim Isës, Nëna e Bleona Matës: Shteti të hetojë

534
Sigal

TIRANE– Katër vite pas zhdukjes së vogëlushes Bleona Mata nga fshati Zapod i Kukësit, nëna e saj Bukuria bën një tjetër apel për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke i kërkuar të mos mbyllë hetimet për Begzim Isën në lidhje me zhdukjen e Bleonës. Ajo deklaron se i riu banor i të njëjtit fshat ku dhe u zhduk Bleona është personi përgjegjës për rrëmbimin e më pas zhdukjen e vogëlushes. Ky apel vjen pasi pak ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda, e përjashtoi Isën nga rrëmbimi dhe zhdukja e Bleonës, duke e akuzuar atë vetëm për veprën penale të rrëmbimit të 8-vjeçarit, fqinj me Begzimin. Begzim Isa u arrestua vitin e shkuar nga policia e Kukësit, pasi kishte rrëmbyer e mbajtur peng për disa orë një fqinj të tijin vetëm 8-vjeç me qëllim trafikimin drejt Kosovës. Falë ndërhyrjes së uniformave blu, 8-vjeçari u la i lirë dhe i shpëtoi trafikimit, ndërsa ende edhe pas 4 vitesh për Bleonën nuk ka asnjë gjurmë. Afërsia dhe të qenit nga e njëjta zonë ku ka humbur Bleona dhe u arrestua Begzim Isa, bënë që policia të dyshojë për përfshirjen e tij dhe në zhdukjen e Bleonës, por kjo akuzë ende nuk është arritur të provohet.