Vdekja e katër turistëve rusë në Qerret, prokuroria e Kavajës nis hetimet për vrasje

196
Sigal

Prokuroria e Kavajës ka regjistruar procedim penal për vdekjen e katër turistëve rusë në hotelin e zonës së Qerrtit.

Edhe pse ende hetuesit nuk kanë dalë në një konkluzion vepra penale është regjistruar si “vrasje”.

Vendimi është marrë mëngjesin e sotëm nga autoritetet ligjzbatuese, pas një mbledhje që drejtues të lartë të policisë kriminale kanë zhvilluar në ambientet e prokurorisë së Kavajës, vendosën të regjistrojnë ngjarjen si “vrasje” edhe pse pa autor, tashmë do të vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Ata nuk kanë dalë ende në një përfundim, pasi janë në pritje të përgjigjes së analizave të ujit si dhe autopsisë së trupave të katër viktimave.